Kosova
Pritje në Kantonin Nidwalden për Konsullin e Kosovës në Cyrih
Shefi i Konsullatës, Vigan Berisha është pritur nga drejtori i ekonomisë në Qeverinë e Kantonit, Othmar Filliger dhe drejtoresha e financave Michèle Blöchliger
Shefi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha së bashku me zëvendëskonsullin, Avni Zejnullahu, ka vizituar sot kantonin Nidwalden. Ai është pritur nga drejtori i ekonomisë në Qeverinë e Kantonit, Othmar Filliger dhe drejtoresha e financave Michèle Blöchliger, si dhe janë prezantuar së bashku para bashkisë.
Mikpritësit përmes një postimi në faqen e internetit të kantonit shprehen shumë të kënaqur nga vizita dhe shkëmbimi i vlefshëm për tema të ndryshme.
Kantoni Nidwalden ka një marrëdhënie të veçantë me Kosovën, pasi ushtarët e Swisscoy-t përgatitjet për misionin e tyre të promovimit të paqes në Kosovë i kryejnë në Swissint, organizata që ka selinë në Oberdorf të këtij kantoni.
E-Diaspora
-
Mbrëmja AlbGala e platformës mediale albinfo.ch, një përjetim i paharrueshëm Në një atmosferë solemne, me ambient të ngrohtë e miqësor, platforma mediale Albinfo.ch ka mbajtur mbrëmë...
-
Zvicër: Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi feston ditën e flamurit dhe 15-vjetorin e themelimit të shoqatës
-
Luiza Duraku betohet si nënkryetare në Anderlecht
-
Abdixhiku takon bashkatdhetarët në Olten të Zvicrës
-
Habibe Duraki betohet si nënkryetare në komunën Evere të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
SVP kërkon t’u hiqen pensionet ish-ministrave federalë Duke ndjekur frymën që ka sjellë Elon Musk në SHBA, SVP kërkon që pensioni, i cili...
-
Zvicër: Përkrahet ideja që mediat sociale të ndalohen për fëmijët
-
Plane për parking të ri afër aeroportit të Gjenevës
-
Zvicër: Mund të ketë taksa edhe për biçikletat
-
Gati 300 ilaçe tani janë më të lira në Zvicër