Lajme
Prodhuesit kanë probleme me eksportin
Prodhuesit kosovarë kanë gjetur Kinën dhe Italinë, si dy vendet me të cilat po e mbajnë gjallë edhe atë pak eksport që është.
Këto dy vende i prijnë listës me më se shumti eksport për gusht. Italia me 17.8 për qind, ndërkaq Kina me 16.5 për qind.
Produktet që eksportohen në kto vende janë kërpudhat dhe metalet. Të parat i merr Italia, kurse metalet kryesisht eksportohen në Kinën e largët dhe vende të tjera.
Prodhuesit kosovarë kanë theksuar se po detyrohen të gjejnë tregje të largëta, në mungesë të preferencave tregtare. Për pasojë, ata duhet të paguajnë taksë shtesë nëse duan që produktet e tyre të gjejnë vend në ndonjërin nga shtetet e BE-së, shkrun Express.
“Në gusht 2011, përqindja më e madhe e eksportit ishte në Itali, 17.8 për qind, në Kinë 16.5 për qind, në Shqipëri 14.5 për qind, në Maqedoni 11.2 për qind, në Serbi 4.5 për qind dhe në Gjermani 4.1 për qind”, thuhet në raportin më të fundit të ESK-së.
Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit, 58.7 për qind të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 13.5 për qind produktet minerale, 8.5 për qind produkte bimore, 5.1 për qind ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani dhe 3.1 për qind plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre.
Statistikat tregojnë për një deficit tregtar për gusht të këtij viti prej 205,5 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 182,4 milionë eurosh me gushtin e vitit të kaluar.
“Eksporti në muajin gusht 2011 kishte vlerën 23,7 milionë eurosh, ndërsa importi 229,2 milionë euro, dhe është një rënie prej 9.5 për qind për eksport, si dhe një rritje prej 9.9 për qind për import krahasuar me gushtin e vitit 2010”, thuhet në raport.
Nga të dhënat e gushtit, eksporti më i madh ka qenë përmes pikës kufitare të Hanit të Elezit me 57.1 për qind, Vërmicës 20.3 për qind dhe Kullës me 8.4 për qind.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në










