Tematike
Prokurori kërkon burgim të përjetshëm për Jeton G., vrasësin e truprojës
36-vjeçari, shtetas zviceran me prejardhje nga Kosova, sipas prokurorit ishte një gënjeshtar patologjik, kishte një të kaluar kriminale, ishte i papërmirësueshëm dhe kurrë nuk ishte distancuar nga vepra e kryer
Në gjykimin për vrasje, që po zhvillohet para Gjykatës së Qarkut në Cyrih, prokurori publik ka lexuar sot (e mërkurë) argumentimin e akuzës. Sipas tij, i dyshuari kryesor duhet të dënohet me burgim të përjetshëm, plus t`i shqiptohet edhe masa e kujdestarisë (në një ent psikiatrik)., shkruan nzz.ch.
Përveç kësaj, ai, sipas prokurorisë duhet të paguajë një gjobë prej 360 njësish ditore nga 30 franga.
Prokurori e ka mbështetur akuzën duke thënë se i akuzuari kishte qenë delikuent qysh në fëmijëri, transmeton albinfo.ch. 36-vjeçari, shtetas zviceran me prejardhje nga Kosova, sipas prokurorit ishte një gënjeshtar patologjik, kishte një të kaluar kriminale, ishte i papërmirësueshëm dhe kurrë nuk ishte distancuar nga vepra e kryer.
Gjykimi që po zhvillohet në Gjykatën e Qarkut në Cyrih ka të bëjë me një vrasje që është bërë në mars të vitit 2015. Në orët e para të mëngjesit, dy personat, të armiqësuar qysh më parë mes vete, ishin takuar në Cyrih-Affoltern, transmeton albinfo.ch. Takim i në mes të të dyshuarit kryesor dhe viktimës (Boris N.), ishte bërë për të sqaruar konfliktin që kishin. Të dy ata po shoqëroheshin nga shokë të tyre.
Në vazhdim kishte ndodhur përleshja. Njëri nga të akuzuarit e tashëm kishte shkrepur armën në ajër, duke bërë që grupi kundërshtar të ikte. I dyshuari kryesor (Jeton G.) më pas kishte kapur armën dhe kishte gjuajtur në drejtim të kundërshtarëve të tij që po iknin, përcjell albinfo.ch.
Për pasojë, pikërisht kundërshtari i tij, një person i njohur si bodigard, sportist i sporteve luftarake dhe huligan me prejardhje malazeze u qëllua në shpinë dhe vdiq nga plaga e marrë.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve














