Lajme
Prokuroria Speciale, për 6 muaj intervistoi 40 persona
Prokuroria Speciale do të dëshmojë para Kuvendit të Maqedoni se kush i ka bërë përgjimin gjatë periudhës kohore 2008-2015 dhe me çfarë qëllimi
Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë gjatë gjashtë muajve të fundit ka hapur dy lëndë gjyqësore kundër 21 personave, ndërkaq për këto procese janë hapë marrë në pyetje 40 persona. Kështu deklaruan përfaqësuesit e kësaj gjykate gjatë një konferencë për media që mbajtën sot në Shkup.
Sipas raportit të publikuar në konferencë, kjo prokurori ka harxhuar vetëm 28 për qind të buxhetit që i është siguruar nga shteti për vitin 2016.
Prokurorja speciale Katica Janeva, tha se PSP ka bashkëpunuar me institucione shtetërore dhe institucione ndërkombëtare për të siguruar mbështetje ligjore edhe nga e drejta ndërkombëtare dhe për të kërkuar ndihmë juridike ndërkombëtare.
Janeva shprehi gatishmëri që prej 19 deri 30 shtator ta prezantojë në Kuvendin e Maqedonisë dhe para Këshillit të Prokurorëve Publik të Republikës së Maqedonisë të vërtetën për atë kush dhe në cilën mënyrë në periudhën nga vitit 2008 deri në vitin 2015 ka kryer vepër penale. Po ashtu ajo tha se prokuroria do të dëshmojë se në mënyrë ligjore se kush ka bërë përgjimin në Maqedoni në periudhën kohore nga viti 2008 deri në vitin 2015 dhe me çfarë qëllimi.
Aho apeloi që Parlamenti i Maqedonisë t’i miratojë ndryshimet nga ana e saj të propozuara të Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve në mënyrë që Prokuroria Speciale Publike të hyjë në thelbin e lëndës siç janë “Martin Neshkovski”, “Monstra” dhe “Sopoti”.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori












