Lajme
Prokurorja kërkon gjobë maksimale për Credit Suisse
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës ka kërkuar që Credit Suisse të gjobitet me 5 milionë CHF – maksimumi i parashikuar me ligj – për pastrim të rëndë parash dhe mbështetje të një organizate kriminale, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch.
Banka e dytë më e madhe e Zvicrës është e pandehur në një gjyq, që filloi më 7 shkurt, që përfshinte miliona euro që dyshohet se ishin pastruar në arkat e saj nga trafikanti bullgar i drogës, Evelin Banev.
Të mërkurën, prokurorja Alice de Chambrier denoncoi mangësitë organizative të bankës në luftën kundër pastrimit të parave. Të gjitha muret mbrojtëse – këshilltari i klientit, eprorët e saj dhe departamenti i rrezikut – kishin dështuar, tha ajo. Duke qenë se nuk kishte rrethana lehtësuese, de Chambrier kërkoi gjobën maksimale prej 5 milionë CHF, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rama nxit mërgimtarët të kthehen në Shqipëri për të investuar Kryeministri Edi Rama ka nxitur emigrantët që të kthehen në Shqipëri dhe të investojnë në vendin...
-
Mundësi për diasporën që të kontribuojë në vendlindje
-
Belgjikë: Arrestohen 13 shqiptarë
-
Rama apel diasporës: S’do ta keni të vështirë për kë do të votoni
-
Berisha: Po bëjmë gjithçka që procesi i votimit nga diaspora të jetë transparent
Jeta në Zvicër
-
Alpet Zvicerane, një thesar i ri për zhvilluesit e pasurive të paluajtshme Alpet zvicerane po tërheqin gjithnjë e më shumë investitorë zviceranë dhe të huaj, të gatshëm të...
-
Fqinjët e Zvicrës “nuk janë model” në politikën fiskale, thotë ministrja e financave
-
Bazel: Eurovisoni po kërkon 700 vullnetarë
-
Mundësi për diasporën që të kontribuojë në vendlindje
-
Zvicra gati për Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos