Lajme
Propozimi për gjoba ndaj shoferëve të ngadalshëm ndez debat në Zvicër

Një iniciativë e re nga anëtari i Këshillit Kombëtar të SVP-së, Walter Gartmann, ka shkaktuar debat të gjerë në Zvicër, pasi ai ka kërkuar që edhe shoferët që ngasin shumë ngadalë të ndëshkohen me gjoba, njësoj si ata që tejkalojnë kufirin e shpejtësisë, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.
Sipas Gartmann, ngasësit që lëvizin “me ritmin e një kërmilli”, ndonjëherë me 40 deri në 60 km/orë në autostrada dhe rrugë kombëtare, po e pengojnë rrjedhën e trafikut dhe po kontribuojnë në bllokime të shumta. Ai argumenton se bllokimet mund të ulen ndjeshëm nëse ndërmerren masa edhe ndaj shoferëve që ecin nënproporcionalisht ngadalë.
“Nëse dikush ngas dhjetë kilometra në orë nën kufirin e shpejtësisë, edhe pas paralajmërimeve, ai duhet të gjobitet”, ka thënë Gartmann për 20 Minuten, duke shtuar se një sistem paralajmërimi nëpërmjet radios apo CarPlay-it mund të përdoret për të njoftuar shoferët që të përshpejtojnë. Ai ka përmendur shembullin e tuneleve në Zvicër, ku shoferët u kërkohet të përshtatin shpejtësinë për të shmangur pengesa, transmeton albinfo.ch.
Për të zbatuar këtë ide, Gartmann ka sugjeruar edhe përdorimin e “kamerave të shpejtësisë minimale” në rrugë të ngarkuara si autostrada A1 ose segmenti Cyrih–St. Gallen.
Megjithatë, propozimi nuk ka hasur në mirëkuptim të gjerë. Martin Candinas, këshilltar kombëtar nga qendra e djathtë dhe njohës i çështjeve të transportit, e ka cilësuar idenë si “të qëllimshme, por të papërshtatshme”. Ai ka theksuar se tashmë ekzistojnë dispozita ligjore që lejojnë gjobitjen e shoferëve që lëvizin shumë ngadalë pa arsye të arsyeshme dhe pengojnë qarkullimin.
“Nuk e kuptoj pse problemi është bërë tani kaq i madh sa të kërkojë edhe më shumë gjoba”, është shprehur Candinas, duke shtuar se rregullat ekzistuese janë të mjaftueshme dhe se implementimi i tyre tashmë është në praktikë, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Madrid: Baritoni shqiptar Gëzim Myshketa debuton në “Teatro Real” Baritoni Gëzim Myshketa debuton në Madrid përkrah emrave të mëdhenj të operës botërore...
-
Spitex BajRon AG, ju flet shqip
-
Byreku shqiptar në festivalin 2025 në Illinois
-
Prizreni mirëpret diasporën me parkim falas në oborret e shkollave
-
Arratiset gjatë transportit të të burgosurve – Policia kërkon 23-vjeçarin shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Grabiten implante dentare me vlerë rreth 1 milion CHF në Oensingen Një grabitje profesionale ka ndodhur të martën në mbrëmje në një kompani të specializuar në prodhimin...
-
UBS fillon migrimin e klientëve zviceranë të Credit Suisse
-
Tre sulme seksuale në vetëm dy orë në Biel
-
Gotthard: Radhë prej 10 kilometrash në nisje të pushimeve verore
-
Taksimi i shoferëve të huaj: A është zgjidhja për bllokimet e trafikut gjatë verës?