Lajme
Protestë në burgun e Dubravës, lëndohen të burgosurit
Disa të burgosur janë lënduar në Burgun e Dubravës, si shenjë proteste dhe pakënaqësie me vendimin e presidentit Hashim Thaçi për mosfaljen e më shumë të burgosurve.
Lajmin e ka bërë të ditur për KosovaPress njëri nga të burgosurit, i cili ka dashur të mbetet anonim, transmeton Klan Kosova.
“Nëntë persona e kanë qepur gojën me tel, buzët dhe kanë hyrë në grevë urie në pavionin tre të burgut të Dubravës për shkak të zhgënjimit me vendimin e presidentit Hashim Thaçi për mosfalje të të burgosurve. Edhe të tjerët kanë nisur të qepin gojën, ka nisur të eskalojë situata. Ata po kërkojnë gazetar”, ka thënë ai.
Pakënaqësitë në këtë burg i ka konfirmuar edhe drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.
“Janë shfaqur në mëngjes disa pakënaqësi, pse ata nuk janë liruar nga presidenti Thaçi. Ata herë pas here shfaqin pakënaqësi, ka persona që shfaqin pakënaqësi në forma të ndryshme, mund të ketë ndodhur edhe kjo. Nuk e kanë cenuar sigurinë.
Ata kohë pas kohe trajtohen edhe nga psikiatri”, ka deklaruar ai.
Megjithatë, njëri nga të burgosurit ka mohuar se ata të burgosur kanë probleme mendore, duke thënë se drejtori Nehat Thaçi duhet të ketë kujdes me deklarata, pasi mund të kontribuojë në eskalimin edhe më të thellë të situatës, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë












