Shqipëria

PS fiton Elbasanin, Vorën dhe Kamzën

Sipas rezultateve të KQZ-së, në Elbasan, kandidati i Partisë Socialiste ka marrë 24823 ose 55,03 %, kurse, kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, ka marrë 20286 vota ose 44,97 %.

Në bashkinë Vora, e cila më parë drejtohej nga demokratët, tash ka fituar kandidati i Partisë Socialiste, i cili ka marrë 9319 ose 73.55 % dhe kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë 3352 vota ose 26.45 %.

Në bashkinë Kamëz, kandidati i Partisë Socialiste ka marrë 23657 vota ose 60.65 %. Ai i koalicionit Bashkë Fitojmë 13694 vota ose 35.11 % dhe kandidati i Partisë Demokratike 1653 vota ose 4.24 %.