Kosova
Pse të rinjtë nga Kosova synojnë të largohen nga vendi?
Vlerësohet se ka pasur një hezitim nga të dyja palët e bashkëpunimit, nga tregu i punës dhe nga institucionet qeveritare
Alarmante po konsiderohet situata ku vit pas viti është duke u rritur numri i të rinjve të Kosovës që kanë synim të largohen nga vendi, pasi që nuk shohin një të ardhme dhe e gjejnë veten e tyre në shtetin e Kosovës.
Kjo situatë është duke u përkeqësuar, ka thënë këshilltarja për Arsim dhe Aftësim Profesional (AAP), Majlinda Rizvanolli-Bajraktari, gjatë panelit të parë në kuadër të Konferencës rajonale, me temën: “Rëndësia e shkollimit dhe aftësimit profesional dhe ndërlidhja me tregun e punës”, transmeton Albinfo.ch.
“E dimë që kemi një potencial të madh, rinia e Kosovës përbën një përqindje të madhe, kështu që në një anë e konsiderojmë si potencial, mirëpo si qeveri duhet të bëjmë zgjidhje për këta të rinj, në mënyrë që ta gjejnë veten në treg të punës. Gjendja momentale në Kosovë që është duke u përkeqësuar nga viti në vit, të rinjtë ëndërrojnë të largohen nga vendi ynë dhe nuk e gjejnë veten në shtetin e Kosovës, si dhe nuk e shohin një të ardhme. Si Ministri e Arsimit dhe si qeveri mendojmë që arsimi dhe aftësimi profesional mund të jetë ajo formulë posaçërisht fillimi i pilotimit të arsimit dual, e cila do t’u japë një premtim dhe shpresë të rinjve të Kosovës që të mund të gjejnë veten në treg të punës. Arsyeja pse e kemi këtë situatë në Kosovë, do të thotë se ka pasur një hezitim nga të dyja palët e bashkëpunimit, nga tregu i punës dhe nga institucionet qeveritare”, tha ajo.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë Fluks i madh turistësh, temperatura të larta dhe punime në transport – ja çfarë duhet të... -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin












