Kosova
Pse u tërhoq Ambasada amerikane nga monitorimi në Këshillin Prokurorial
Ambasada amerikane është tërhequr të premten nga procesi i mbikëqyrjes së zgjedhjes së anëtarëve të rinj në Këshillin Prokurorial të Kosovës si dhe zgjedhjes së kryeprokurorëve.
Përmes një reagimi të ashpër ndaj këtyre dorëheqjeve, ambasada ka kritikuar mungesën e transparencës dhe konfliktin e interesit.
“Për vjet me radhë, Ambasada amerikane ka luajtur rol monitorues dhe mbikëqyrës në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe zgjedhjes së kryeprokurorëve. Fatkeqësisht, ne besojmë se këto procese janë rrënjësisht të prishura. Atyre u mungon transparenca dhe i ekspozohen gjithnjë e më shumë konfliktit të interesit”, shkruhet në reagimin e Ambasadës amerikane.
Sipas ambasadës, teksa vazhdimi i pjesëmarrjes në këtë proces do të mund të “keqinterpretohej si përkrahje e këtij sistemi të prishur, ne nuk do të marrim më pjesë në të”.
“Prokurorët duhet të zgjidhen mbi bazën e kualifikimeve të tyre, jo përkatësive politike apo lidhjeve. Ndërrimet në kornizën ligjore të KPK-së janë të domosdoshme për kthimin e transparencës dhe drejtësisë në këtë sistem. Rrjedhimisht, u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të mbështesin përpjekjet e Ministrit të Drejtësisë që ta përmbyllin menjëherë Rishikimin Funksional”, përfundon reagimi.
E-Diaspora
-
A është diaspora shkencore e Kosovës një potencial i pashfrytëzuar për zhvillimin e vendit? Studim i ri ngre pyetje mbi rolin e profesionistëve të kualifikuar jashtë vendit dhe mungesën e... -
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti












