Kosova
Publikohen biseda mes deputetëve të opozitës dhe PSD-së
Biseda interesante në mes Pal Lekajt, Bilall Sherifit dhe Dardan Molliqajt, janë zhvilluar dje gjatë seancës, para se të votohej projekt buxheti. Ata i kërkonin Molliqajt që ta respektoj premtimin e dhënë, e ky i fundit ia konfirmonte se do ta votojnë projektbuxhetin. Depuetët e PSD-së kanë reaguar pas publikimit të këtyre bisedave nga Kosova Press, duke thënë se nuk ka diçka të jashtëzakonshme aty.
KosovaPress ka arritur të incizojë këto biseda të cilat zhvilloheshin në mes Dardan Molliqajt, Pal Lekajt e Bilall, përcjell Albinfo.ch.
Biseda kishte edhe në mes të grupit të Partisë Socialdemokratike, ku kryetari Shpend Ahmeti u trengonte se çka të flasin.
Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi e ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj shkëmbenin mesazhe në telefon me Molliqajn, duke u dakorduar kështu për votimin e projektligjit për buxhet.
“A jeni marrë vesh për buxhet? Jo. D.m.th nuk kalon”, i thoshte Bilall Sherifi deputetit Dardan Molliqajt. Sherifi më vonë e pyeste sërish Molliqajn nëse është kryer, ndërsa ky i fundit i thotë ‘po’’.
Dardanit i shkruante edhe ministri Lekaj, duke i kërkuar që ta mbaj premtimi.
“Dardan, duhet mu taku, premtimin që e ke dhonë duhet me respektu, me duhet me konë prezent”, i shkruante Molliqajt, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.
“Pasi të votohet”, vazhdonte Molliqaj.
Derisa flisnin në grupin e PSD-së, Shpend Ahmeti i pyeste deputetët se a po kërkojnë kuorum apo edhe votat për projektligjin. Kurse, Dardan Sejdiu i thoshte se VV dhe LDK janë mobilizuar dhe PSD-ja duhet votuar për, përndryshe bie.
Kurse, Shpend Ahmeti vazhdonte të shkruante në grup Dardan Sejdiut.
“Në qoftë se ka hapësirë e kisha shtuar edhe pjesën që po ta lenim buxhetin në leximin e parë në fatin e listës serbe, do të rrezikoheshin edhe taksa edhe veprimet e tjera që i kemi ndërmarrë në Kosovë në muajt e fundit, diçka qeshtu..qysh tha Kadrija në takim veç PSD e ka përjashtu komplet listën serbe edhe për këtë ua kemi borxh”. Kurse, Molliqaj e pyet se çka kanë borxh.
Molliqaj vazhdoi bisedën edhe me deputetin Frashër Krasniqin, duke e pyetur se pse është larguar nga grupi i PSD-së.
“Unë kam dal se s’jam t’u deshtë ma me u merr me politikë, përveç kur muj me iu ndihmu diçka pa u përfshi fort si shok “, ka shkruar Frashër Krasniqi. E derisa Molliqaj e pyet për dikë tjetër, Krasniqi ia kthen se nuk e di nëse është larguar, duke i rekomanduar që ta pyet drejtpërdrejt atë.
Krasniqi vazhdon sërish të shkruaj.
“Veç kaja n….qysh kemi ditë me i largu do njerëz që megjithatë kanë pas vullnet, entuziazëm e besim e kemi mujt me llogarit në ta tepër shumë…. është dëm edhe për parti tek e fundit se nuk është që keni bërë najsen. Se kam personale me ty, e di që je mundu me na ndihmu tepër “, ka shkruar ai.
Për këto biseda kanë reaguar deputetët e PSD-së, Dardan Molliqaj e Frashër Krasniqi.
“ÇDO BISEDË ME CILINDO POLITIKAN MUND TA PUBLIKOJ. SKAM ASGJË PËR TË FSHEHUR”.
Është shumë e vërtetë që për 4-5 ditë rresht kemi negociuar me pushtetin për çështjen e buxhetit.
Ata kanë kërkuar ta votojmë, kurse ne kemi kërkuar të na i plotësojnë kushtet që i publikuam dje.
Ne kërkuam votimin e ligjit për paga, shkarkimin e Rikalos, zvogëlimin e numrit të zv. ministrave, etj. Dhe na i pranuan këto kushte. Për këto është fjala në të gjitha mesazhet e publikuara.
Asnjë bisedë gjatë këtij negocimi nuk është sekrete dhe kushdo që është i interesuar mund t’ia tregoj”, ka shkruar Molliqaj
“Unë vetëm ia kam përcjellur atij fjalët që mi ka thënë tjetërkush. Jam shumë i lumtur që jam në PSD e edhe më i lumtur që PSD po forcohet përditë, me qëndrimet e saj alternative dhe me punën e palodhshme në teren. Mediet që paskan “spiunuar” prej skutave të Kuvendit, nuk e kanë parasysh që kur një fjali hiqet nga konteksti, deformohet gjithçka”, ka shkruar Krasniqi.
E-Diaspora
-
Arrestohet shqiptari për këtë arsye në Angli Një i ri shqiptar është vënë në pranga në Angli, pasi iu gjetën dhjetëra qese me...
-
Haradinaj diasporës: Mbështetjen tuaj për Atdheun, ta finalizoni me votën tuaj për Kosovën Fituese
-
Diaspora tregon interes për të votuar, 70 mijë aplikime për 2 javë
-
Mediat zvicerane mbi pritjen e Kurtit si “yll roku” dhe “festimin e sukseseve” të tij, në Cyrih
-
Lidhja Shqiptare në Botë përtërin radhët e veta
Jeta në Zvicër
-
Aargau: Të shtëna me armë zjarri, një person i plagosur, i dyshuari në arrati Disa të shtëna u qëlluan në Kleindöttingen AG të shtunën në mbrëmje. Policia konfirmoi se një...
-
Më shumë se 200 zviceranë janë burgosur ose privuar nga liria, jashtë vendit
-
Etiketat që zgjasin afatin e shitjes së disa produkteve ushqimore, nuk përdoren sa duhet në Zvicrën frëngjisht-folëse
-
Sondazhi zviceran zbulon se produktiviteti i punonjësve rritet me ndjenjën e përkatësisë
-
Gruaja kaloi natën e mbyllur në supermarket, ja çfarë thotë Migros për këtë