Bota
Puna, gjithnjë e paguar më pak në raport me kapitalin
Ndarja e pasurisë gjithnjë e më tepër po orientohet drejt kapitalit në dëm të punës në vendet e zhvilluara midis periudhës 1994-2015, përveç Britanisë së Madhe dhe Francës, sipas një studimi të qeverisë franceze.
”Kjo prirje shpjegohet nga njëra anë me rritjen e volumit në kapital (progres teknik, automatizim) dhe, nga ana tjetër, me një rritje të frenuar e pagave reale”, sipas raportit të Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit të Ministrisë franceze të Ekonomisë, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Ecuritë e konstatuara janë totalisht të kundërta mes Francës, ku pjesa e vlerës së shtuar për sa i takon punës u rrit në 21 vjet me 0,6 pikë përqindjeje dhe Gjermanisë, ku u konstatua një ulje me 2,9 pikë.
Pjesa e kapitalit u rrit në mënyrë të anasjelltë nga 1,6 pikë në Gjermani, por ra 0, 4 pikë në Francë.
Pjesa e taksimit indirekt ndryshoi gjithashtu në drejtime të kundërta midis dy ekonomive më të mëdha në Eurozonë, pasi shënoi një rënie me 0,2 pikë në Francë dhe u rrit me 1,3 pikë në Gjermani.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














