Koronavirusi: çast pas çasti
Punëtorët e infektuar në thertoren gjermane ikën për në Ballkan
Një numër i madh i njerëzve të infektuar nga therrtorja gjermane “Tonis”, ku më shumë se 1.000 njerëz janë të infektuar me koronavirus, janë larguar për në Ballkan, pretendojnë mediat gjermane.
Qarku Gstersterloh ka informacione që punonjës nga Rumania dhe Bullgaria janë larguar, pak para vendimit të karantinës për të gjithë punëtorët në fabrikat në Wiedenbruck, përcjell albinfo.ch.
“Ne kemi parë lëvizje të shtuar,” thanë zyrtarët e rrethit, duke shtuar se nuk kishte kohë të mjaftueshme për ta parandaluar këtë.
Autoritetet lokale urdhëruan të premten karantinën.
«Tonis» në Reda Wiedenbruck, thertore më e madhja në Gjermani, punëson rreth 6.500 njerëz, gjysma e të cilëve vijnë nga kompani që ndërmjetësojnë punësim.
Sipas kompanisë, njerëz nga 87 vende punojnë në Tonis, por grupi më i madh janë rumunët dhe polakët, dhe një e treta e punëtorëve të huaj jetojnë në Gjermani.
Kreu i Shtabit të Krizave të rrethit, Thomas Kulbush, informoi ambasadat e vendeve të origjinës së punëtorëve të Tonis.
Më parë, gazeta Bild raportoi se punëtorë nga Rumania dhe Bullgaria ishin larguar dhe se rruga e tyre kalonte nëpër Austri dhe Ballkan për në vendet e tyre të lindjes.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? Për shkak të topografisë së Zvicrës, disa pjesë të vendit kanë më shumë gjasa se të... -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji -
Gjeneva diskuton vendosjen e pagesës për hyrje në plazhet publike -
Vala e fundit e të nxehtit në Zvicër shkaktoi më pak viktima se ajo historike e vitit 2003












