Bota

Pyjet gjermane përfshihen nga flakët

Tanket ushtarake dhe pajisje ujore të policisë janë dërguar për ndihmë zjarrfikësve për ta fikur zjarrin që ka përfshirë 600 hektarë pyje në Mecklenburg Voropmmern.

Shërbimet emergjente që prej të dielës janë përballur me zjarrin që është ndezur me qëllim, transmeton albinfo.ch.

Tanket janë vënë në punë për t’u hapur rrugën shërbimeve drejt burimeve të ujit.

Zjarrfikësit e patën të vështirë shuarjen e zjarrit, pasi në këtë pjesë gjendet një sasi e konsiderueshme e armatimit të paeksploduar. Policia gjermane ka nisur hetimet për ndezjen e qëllimshme të këtij zjarri.