Lajme
Qëndresa Hoxha-Sadriu, me mesazh kundër reklamave të duhanit për fëmijët
Qëndresa Hoxha-Sadriu, deputete nga PS në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut dhe asambliste në komunën Opfikon paraqitet me mesazh
Nisma federale “Po për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga reklamimi i duhanit”, e cila do të votohet më 13 shkurt, synon të ndalojë reklamat për produktet e duhanit që mund të jenë të arritshme për fëmijët.
Fushata rreth kësaj iniciative tashmë ka filluar përmes aktiviteteve të ndryshme sensibilizuese, shkruan albinfo.ch.
“Reklamimi i duhanit është një veprim që funksionon: Hulumtimet tregojnë qartë se fëmijët dhe adoleshentët fillojnë të pinë duhan sa më shumë që bien në kontakt me reklamat e duhanit. Si shoqëri, ne kemi detyrimin t’i mbrojmë atanga tregtimi i produkteve të dëmshme të duhanit. Produktet e duhanit nuk mund t’u shiten të miturve në të ardhmen. Kjo është arsyeja pse reklamat e duhanit nuk duhet të arrijnë tek ata dhe të zgjojnë kureshtjen e tyre. Një veprim i tillë është standard praktikisht në të gjitha vendet evropiane. Kjo është arsyeja pse një koalicion jashtëzakonisht i gjerë mbështet nismën: i gjithë komuniteti i mjekëve, të gjitha organizatat kryesore shëndetësore dhe shoqatat ombrellë të organizatave sportive dhe rinore si dhe stafi mësimor dhe shumë organizata të tjera.
Në fushatën për sensibilizimin me këtë iniciativë janë inkuadruar shumë personalitete politike e të tjera, me ndikim në shoqërinë zvicerane, të cilët kanë publikuar mesazhet e tyre përkatëse.
Në mesin e tyre është edhe Qëndresa Hoxha-Sadriu, deputete nga PS në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut dhe asambliste në komunën Opfikon, shkruan albinfo.ch.
Në vazhdim, mesazhi i saj: “Mbrojtja e fëmijëve dhe të rinjve është përgjegjësia jonë. Studimet e fundit tregojnë se reklamimi i duhanit është një faktor përse fëmijët dhe adoleshentët e fillojnë duhanin herët. Kjo nuk duhet të ndodhë!”.
Të ngjashme
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













