Shqipëria
Qëndrimi zyrtar i Holandës: Hapja e negociatave për Shqipërinë është e parakohshme
Në letrën e qeverisë holandeze bëhet edhe një pasqyrim i qëndrimeve që mbajnë shtetet e tjera anëtare të BE-së
Top Channel raporton se Qeveria e Holandës, e drejtuar nga Mark Rutte, i ka dërguar një letër Parlamentit ku thekson se hapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian është e parakohshme.
“Qeveria mirëpret hapat që Shqipëria ka ndërmarrë tashmë në fushën e vetting-ut radikal, në sundimin e ligjit, rritjes së operacioneve policore kundër krimit. Por Shqipëria duhet të bëjë më shumë në luftën kundër krimit të organizuar. SPAK duhet të jetë sa më shpejt funksional dhe Shqipëria të tregojë një rekord bindës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për të përfunduar, Qeveria mendon se hapja tani e negociatave është e parakohshme”, thuhet në letrën e siguruar nga Top Channel.
Në letrën e qeverisë holandeze bëhet edhe një pasqyrim i qëndrimeve që mbajnë shtetet e tjera anëtare të BE-së, veçanërisht i Gjermanisë percjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane















