Lajme
Qeveria do të intervenojë në treg me 40 mijë tonë grurë
Qeveria vendosi të intervenojë me 40 mijë tonë grurë në treg me çmim prej 15,5 denarësh. Siç njoftuan sot ministrat e dikastereve ekonomike, vendimi është marrë me qëllim që të zbutet goditja nga shtrenjtimi i fundit i bukës.
Këto sasi, siç theksuan, do të jenë të mjaftueshme që në të ardhmen të mos ketë probleme në treg me mungesën e grurit dhe të sigurohet stabilitet në çmimin e bukës.”Duke e ndjekur tregun dhe ngjarjet në bursat botërore, dukshëm se çmimi i grurit është rritur dyfish në krahasim me vitin 2010 dhe Qeveria konfirmoi se nevojitet intervenim shtesë dhe ne shkojmë në këtë situatë me intervenim mjaft të madh prej 40.000 tonë, me të cilën një pjesë e nevojave do të sigurohen.
E zvogëluam edhe çmimin, respektivisht shkojmë me çmim subsidiar prej vetëm 15,5 denarë në kohë kur çmimi në treg është 20-22 denarë për një kilogram”, deklaroi zëvendës-kryeministri dhe ministri i Financave Zoran Stavreski, duke shtuar se Qeveria edhe paraprakisht në kontinuitet i ka ndjekur ngjarjet dhe del me masa të reja ashtu siç ndodh në treg dhe sa ka potencial vendi dhe sa mundet me rezervat e mallit të intervenohet.
Ai tha se rezervat e mallit janë të kufizuara dhe Qeveria duhet të ketë kudjes me nivelin e tyre të përgjithshëm. Ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi potencoi se kjo nuk është masa e vetme dhe se edhe në janar është marrë vendim për import pa doganë të 80.000 tonë grurë nga vendet-anëtare të Organizatës tregtare botërore dhe se deri tani kompanitë kanë importuar 10.000 tonë.
Me këtë vendim edhe këto sasi të grurit në masë të madhe do të tejkalohet problemi rreth mbajtjes së çmimit para së gjithash të bukës dhe për plotësimin e nevojave të tregut të grurit, vlerësoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Lupço Dimovski dhe shtoi se Qeveria tenton në këtë mënyrë t’i ndihmojë kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve në shtet, pasi bëhet fjalë për prodhim themelor ushqimor.
Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski tha se masa nuk është as afatshkurtë, as afatgjatë dhe se qëllimi është ta kalojë periudhën deri në korrjen e ardhshme.
E-Diaspora
-
Haxhiu – mërgimtarëve: Kosova ju pret me zemër të hapur, mirë se vini në shtëpi Ushtruesja e detyrës së presidentes në Kosovë, Albulena Haxhiu, i është drejtuar me një video-mesazh në... -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Dr. Imer Hajdari la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të pacientëve -
Pesë vjet pas tragjedisë në Kroaci, inaugurohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?»
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Ndalohet shitja e cigareve elektronike, në pritje të një vendimi përfundimtar nga sistemi federal i drejtësisë Shitja e cigareve elektronike njëpërdorimëshe (pije të tymosura) është përsëri e ndaluar në kantonin e Gjenevës.... -
Nëntë kilometra bllokim trafiku në Portalin Verior të Gotthardit -
Zvicra i bashkohet paktit të blerjes së municioneve të NATO-s -
Nivelet e ujit në rezervuarët zviceranë, më të ulëtat në 20 vjet -
Bien me 16% kërkesat për azil në Zvicër gjatë gjysmës së parë të vitit












