Koronavirusi: çast pas çasti
Gjermania ndan 750 milionë euro për gjetjen e vaksinës kundër COVID 19
Qeveria gjermane do të shpenzojë 750 milionë euro, me qëllim për të përshpejtuar procesin e prodhimit dhe zhvillimit të vaksinës.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Anja Karliczek deklaroi se rreth 500 milionë euro nga buxheti do të përdoren për studime shkencore dhe testimin e vaksinës, ndërsa 250 milionë euro do të dedikohen për zgjerimin e kapacitetit prodhues në Gjermani.
Ndërkohë, një nga qëllimet e programit të financimit është të lejojë provat klinike të punojnë me një numër më të madh pjesëmarrësish.
“Sapo të zbulohet dhe miratohet një vaksinë, prodhimi duhet të jetë në gjendje të fillojë shpejt dhe në një shkallë të gjerë si në Gjermani ashtu edhe në mbarë botën”, shtoi Karliczek.
E-Diaspora
-
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë Edicioni i dytë i Marshit për Drejtësi mbahet më 30 gusht në Gjenevë, në Ditën Ndërkombëtare... -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
AI po ndryshon tregun e punës në Zvicër, përvoja me inteligjencën artificiale po bëhet kusht për punësim Inteligjenca artificiale (AI) po ndryshon me ritme të shpejta tregun e punës në Zvicër, ndërsa njohuritë... -
Zvicër: Rikthehet debati për nënat surrogate -
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë -
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor












