Kosova
Qeveria po përgatit draftstatut për Asociacionin, do ta dërgojë në Kushtetuese deri në fund të majit
Orët e fundit për anetarësim në KiE, Gërvalla shkruan letër dhe thotë se Qeveria e dërgon draftin e saj të Asociacionit në fund të muajt maj
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, në një letër drejtuar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draftstatut për Asociacionin, të cilin është zotuar ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit, përcjell albinfo.ch.
Lëvizja e Qeverisë vjen në prag të mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës (16 & 17 maj), ku anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë ende s’është futur në rend dite. Franca dhe Gjermania i kanë kërkuar Kosovës të bëjë hapa konkretë për Asociacionin që t’i garantohet anëtarësimi në Këshill të Evropës. Kjo u cilësua si e padrejtë nga kryeministri Albin Kurti, i cili ditë më parë nuk shprehu gatishmëri për një gjë të tillë.
Megjithatë, Gërvalla në letrën që e ka dërguar më 15 maj, ka bërë të ditur se në Kushtetuese do ta çojnë një draftstatut të përgatitur nga vetë Qeveria dhe jo draftin evropian, i cili iu prezantua palëve vitin e kaluar.
Sipas letrës së Gërvallës, Qeveria po punon në një draftstatut të frymëzuar nga ai i Fondacionit Friedrich Ebert (FES).
“Pas letrës së zotimit të datës 23 mars 2024 të nënshkruar nga lidershipi politik i Kosovës, përkatësisht presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, po ju shkruaj për t’ju informuar për hapat konkretë që po ndërmarrim në përputhje me angazhimet tona pas votimit për anëtarësim. Që nga 17 prilli 2024, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa konkretë dhe të prekshëm në drejtim të zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazë dhe aneksit të zbatimit të saj, duke përfshirë Asociacionin si një nga zotimet e pas-anëtarësimit. Në përputhje me frymën e nenit 7 në lidhje me nenin 10 të Marrëveshjes Bazë, ne tashmë kemi filluar konsultimet me përfaqësuesit e pjesëtarëve të komunitetit serb për të marrë parasysh nevojat e tyre. Në këtë drejtim, Qeveria e Kosovës po përgatit një draftstatut për Asociacionin, të inspiruar nga FES-i që do të dërgohet në Kushtetuese deri në fund të majit 2024”, thuhet në letrën e ministres.
Ministrja e Jashtme thotë se duke i marrë parasysh këta hapa, “presim që Komiteti i Ministrave të ketë arsye shtesë ta ftojë Kosovën të bëhet anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës”.
E-Diaspora
-
Kurti, me studentët shqiptarë të St.Gallenit, debaton për të ardhmen e Kosovës Debatin me Kurtin, mbi temën "Investimi në të ardhmen e Kosovës" e ka udhëhequr profesori i...
-
Kurti në Cyrih prezanton Kosovën si vend të përshtatshëm për të investuar
-
Kurti niset drejt Zvicrës për takim me mërgatën
-
Hamza takon mërgatën në Cyrih
-
Rama në Nju-Jork: Dua votën e shqiptarëve në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra rrezikon të përballet me deflacionin Franga zvicerane është rritur gjatë muajve të fundit dhe aktualisht po qëndron pranë niveleve rekord...
-
Si ka marrë azil një shtetas gjerman në Zvicër?
-
A mund të prezantojë Gjeneva një ditë pune gjashtë-orëshe?
-
Më shumë njerëz po heqin dorë nga mishi në Zvicër
-
Zvicra ka kthyer tre kriminelë në Ukrainë, për herë të parë që nga fillimi i luftës