Kosova
Qeveria shtyn për nesër mbledhjen ku do të vendoset për taksën
Mediet raportojnë se në koalicionin qeverisës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mospajtime rreth heqjes apo jo të taksës
Mbledhja e Qeverisë e cila ishte planifikuar të zhvillohej pasditen e sotme duke filluar nga ora 16:00, është shtyrë për nesër. Në këtë mbledhje është dashur të bisedohej në lidhje me heqjen e taksës ndaj Serbisë
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se mbledhja do të mbahet më datë 28.02.2020, në ora 12:00.
Arsyeja se pse është marrë vendimi për shtyrjen e mbledhjes nuk ceket në njoftim, por mediet raportojnë se në koalicionin qeverisës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mospajtime rreth heqjes apo jo të taksës. Gazeta express shkruan se Kurti është kundër heqjes së taksës ndërkohë që zëvendëskryeministri Hoti, për heqjen e saj
“Ju njoftojmë se mbledhja e Qeverisë e paraparë të mbahet sot, 27 shkurt 2020, prej orës 16:00, shtyhet për nesër, 28 shkurt në orën 12:00”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit .
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër Burrat me orar të plotë fitojnë dukshëm më shumë se gratë, sipas të dhënave të BFS-së... -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin -
Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit -
Paga mesatare në Zvicër u rrit në 87 mijë franga në vit -
Cyrih: “Shtëpia e Operas për të Gjithë” tërheq 15,000 vizitorë












