Lajme
Qeveria zgjat për dy muaj afatin për të paguar qiratë e banesave
Këshilli Federal ka vendosur të zgjasë periudhën e pagesës së qirave të banimit dhe të tregtisë nga 30 në 90 ditë
Në rrethanat aktuale të pandemisë së koronavirusit, rreziku për të vonuar pagesën e qirasë është më i lartë se zakonisht. Kjo vlen si për ambientet e banimit ashtu dhe për ato afariste.
Kështu, sipas Këshillit Federal, ekziston gjithashtu një rrezik i lartë për të dhënë njoftimin për përfundimin e marrëveshjes së qirasë, u tha në konferencën e sotme pe¨r media të mbajtru në Bernë nga autoritetet federale të Zvicrës.
Për të zvogëluar presionin në këtë drejtim, Këshilli Federal ka vendosur të zgjasë periudhën e pagesës së qirave të banimit dhe të tregtisë nga 30 në 90 ditë, transmeton albinfo.ch. Kjo do të zbatohet nës rastet kur qiramarrësit janë në prapambetje të pagesës për shkak të masave të urdhëruara nga autoritetet në kuadër të luftimit të koronavirusit.
Zgjatja e afatit zbatohet për qiratë dhe kostot ndihmëse që kanë qenë për t`u paguar midis 13 marsit dhe 31 majit 2020, përcjell albinfo.ch. Në të njëjtën kohë, afati për pagimin e qirasë rritet nga 60 në 120 ditë, në të njëjtat kushte.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta Zyra e kompensimit i kishte refuzuar kërkesën, sepse ai kishte shpenzuar mbi 120,000 franga nga përfitimet...
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf