Lajme
Qeveria Zvicerane nesër prezanton “Planin e daljes”: Ja disa nga hapat
Ministri i shëndetësisë, Alain Berset do të paraqesë nesër, më 16 prill planin e tij të hapjes për ekonominë. Detajet e para tashmë kanë nisur të zbulohen
Të enjten, Këshilli Federal planifikon të zbulojë planet e tij të daljes nga bllokada që ka shkaktuar koronavirusi. Detajet e para tashmë janë publikuar.
Siç raporton gazeta “Tages Anzeiger”, Ministri i Shëndetësisë Alain Berset planifikon të ndajë hapat e parë të hapjes në tri faza, secila prej të cilave ndahet në dy nënfaza.
Po ashtu edhe gazeta Blick. ka bërë disa njoftime se si duket plani i hapjes. Sipas saj, ministri Berset insiston që të parat të hapen floktoret dhe pastaj të vazhdohet me bizneset tjera. Por, vetëm nesër do të dihen përfundimisht hapat e strategjisë së daljes.
Midis fazave, si4 shkruan Tages Anzeiger, janë paraparë intervale kohore deri në tri javë, transmeton albinfo.ch. Këto pauza duhet të tregojnë se si ndikon lehtësimi i masave në shëndetin e popullatës. Por, duhet ditur se nevojiten edhe disa muaj për t’u kthyer në normalitet.
Faza 1
Ofruesit e shërbimeve me referenca personale, të tilla si floktoret dhe fizioterapitë si dhe shërbimet që kanë të bëjnë me kopshtarinë, do të lejohen të të parat që të rinisin punën, nga fillimi i majit, shkruan albinfo.ch. Megjithatë, masat parandaluese për to janë planifikuar si në supermarkete.
Faza 2 dhe 3
Disa nga shkollat pritet të rihapen më 11 maj. Masat më të mëdha lehtësuese janë planifikuar nga 8 qershori, përfshirë baret dhe restorantet. Ende nuk ka datë për zbutjen e masave për ngjarjet e mëdha siç janë koncertet.
Sipas gazetës, Qeveria federale në hapat që do të ndërmarrë duhet të marrë parasysh një gamë të gjerë të grupeve të interesit. Ekonomia po bën presion për një hapje të shpejtë. Por shëndeti është një përparësi kryesore.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa vetura dëmtohen dhe plaçkiten në Chambésy Policia në kantonin e Gjenevës po heton një seri thyerjesh të veturave të raportuara në zonën... -
Botërori 2026 pritet të ketë pak ndikim në ekonominë zvicerane -
Ndërron jetë kardinali zviceran Emil Paul Tscherrig -
Zvicra mbetet destinacioni më i preferuar për gjermanët që jetojnë jashtë vendit -
Policia e Cyrihut nuk publikon gjithmonë kombësinë e të dyshuarve












