Lajme
Qeveria zvicerane: Disa marrëveshje të BE-së mund të refuzohen nga parlamenti ose elektorati
Ndërsa marrëveshjet mes Zvicrës dhe Bashkimit Evropian janë në prag të diskutimeve parlamentare në Bernë, qëndrimet mbi natyrën e tyre mbeten të ndryshme. Komisioni Evropian ka ritheksuar se të gjitha marrëveshjet e negociuara me Zvicrën janë pjesë e një pakete të vetme, ndërkohë që kryenegociatori i BE-së, Richard Szostak, sugjeron se ekziston mundësia që disa elementë të trajtohen ndaras, shkruan Swissinfo.ch, transmeton albinfo.ch.
Javën e kaluar, qeveria zvicerane prezantoi planin për t’i paraqitur parlamentit katër rezoluta të ndara gjatë vitit 2024: një për stabilizimin e marrëdhënieve me BE-në dhe tri të tjera për bashkëpunim në fushat e sigurisë ushqimore, energjisë elektrike dhe shëndetit publik.
Megjithatë, Këshilli Federal paralajmëroi se një apo më shumë nga këto marrëveshje mund të refuzohen nga parlamenti apo elektorati përmes referendumit, gjë që do të ndalonte hyrjen e tyre në fuqi. Kjo është e mundur vetëm nëse më parë zbatohet marrëveshja e stabilizimit të marrëdhënieve.
Në një reagim për agjencinë Keystone-SDA, një zëdhënës i Komisionit Evropian theksoi të martën se “të gjitha marrëveshjet dhe protokollet u negociuan si një paketë dhe u përfunduan si të tilla në dhjetor 2024.” Sipas tij, këto dokumente do të hyjnë në fuqi vetëm pas ratifikimit nga të dyja palët, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, Szostak, i cili paraqiti marrëveshjet e reja para një komisioni të Parlamentit Evropian në shkurt, mbështeti qasjen zvicerane në parim. Ai tha se paketa e stabilizimit është kushti fillestar për hyrjen në fuqi të çdo marrëveshjeje tjetër. Kjo do të thotë se elementët e tjerë mund të qëndrojnë pezull në rast se stabiliteti i përgjithshëm i marrëdhënieve nuk sigurohet më parë.
Kjo qasje pasqyron edhe mënyrën sesi BE-ja ka përfshirë kërkesat e saj thelbësore si lëvizja e lirë e njerëzve dhe kontributi i kohezionit në marrëveshjen e stabilizimit. Ndërkohë që Zvicra synon të ruajë hapësirë për fleksibilitet politik të brendshëm, BE-ja vazhdon të mbajë qëndrimin e një pakete të pandashme për të siguruar konsistencë në marrëdhëniet dypalëshe, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Fluturimi i SWISS devijohet për në Kazakistan, njëri nga pilotët kishte probleme shëndetësore Një aeroplan i Swiss International Air Lines (SWISS) që bëri një ndalesë të paplanifikuar në Kazakistan... -
Si dëshiron e djathta ekstreme e Zvicrës të kompensojë për më pak emigrantë -
Besimi i konsumatorëve zviceranë rritet, por mbetet i dobët -
Lufta me Iranin pritet të ndikojë negativisht në turizmin zviceran -
Mjekët kërkojnë para para operacionit, një praktikë shpesh e dyshimtë në Zvicër












