Lifestyle
Quaron e Hawke, fitues të mëdhenj të “Film Critics Circle”
Në New York janë ndarë shpërblimet e Film Critics Circle, me ç’rast regjisori meksikan, Alfonso Quaron, vazhdon t’u prijë shpërblimeve me filmin e tij “Roma”.
Në mesin e të nderuarve ishte First Reformed, nga regjisori Paul Schrader, i cili fitoi famë në vitet 70-a kur kishte realizuar filmin “Taxi Driver”. Ky film realisht ka profil psikologjik të personazhit kryesor, respektivisht një pastori amerikan, të cilin e aktron Ethan Hawke. Ky i fundit në këtë ceremoni mori shpërblimin për Aktorin më të mirë.
“Të portretizosh një njeri të besimit dhe t’i realizosh një portret serioz ishte shumë emocionuese për mua. Unë jam rritur me shumë njerëz fetarë, të cilët i admiroja për këtë”, tha Hawke në qilimin e kuq. Mes fituesve të tjerë të mëdhenj ishte filmi “Roma”. Me regji të Alfonso Quaron, filmi i platformës Netflix tërhoqi shumë vëmendje shkaku i ngjarjes që zhvillohet, apo të një familjeje meksikane, e cila po shkatërrohet, por e sjellë nga aspekti i shërbëtores së shtëpisë. Quaron, i cili e realizoi këtë film duke u bazuar në përvojën personale, fitoi shpërblimin për regjisorin më të mire, përcjell albinfo.ch
Ai tha se shpreson ky film të nderojë të gjithë punëtorët meksikanë.
E-Diaspora
-
Arrestohet 20 vjeçari shqiptar në Britani, po kultivonte 519 rrënjë kanabis Po kultivonte kanabis në banesë...
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë
-
Eda Vllaco, pianistja shqiptare me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare
-
Spitali i Badenit, ku është vendosur kosovari i plagosur, mbrohet nga policia
-
Aferdita Gashi – Mbi 50 medalje dhe një zemër që sfidon kufijtë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ekstradon në Gjermani një 19-vjeçar që po planifikonte të kryente sulm terrorist Planifikonte të kryente sulm terrorist, policia arreston 19 vjeçarin në Zvicër...
-
A mund të goditet edhe Zvicra nga një ndërprerje masive e energjisë?
-
Pasaporta zvicerane është ‘dokumenti më i bukur i identitetit në botë’
-
A ju lejohet ushtarëve zviceranë të mbajnë armë në shtëpi?
-
Kredi me franga, shtëpi në Francë, pronarët mund të ankohen