Kosova
Qytetarët “i vendosin vizë” komisionarit Hahn për të hyrë në Kosovë
Një grup i organizuar qytetarësh i udhëhequr nga ish-asamblisti i Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, kanë vendosur një mesazh për komisionerin e BE-së, Johannes Hahn, në dyert e ndërtesës së BE-së në Prishtinë.
“Mirë se erdhe në Kosovë, Hahn! Ne jemi për reciprocitet, kështu që ju duhet viza që të hyni në Kosovë. Për një vizë, ju duhen 45 dokumente të ndryshme dhe 35 euro (tarifa e vizës)”, ishte kjo porosia për komisionarin evropian që i dhanë këta qytetarë, përcjell albinfo.ch.
Aktivisti nga Drenasi, Xhavit Drenori, tha se kanë ardhur për të dhënë këtë porosi për komisionarin evropian dhe për të shprehur indinjatën ndaj BE-së për qasjen karshi qytetarëve të Kosovës, të cilët po vazhdojnë të jenë të izoluar dhe pa liberalizim të vizave.
Sipas tij, për gjendjen në Kosovë, fajtor nuk është vetëm politika vendore, por edhe vetë BE-ja, e cila e ka ndihmuar formimin e shtetit të Kosovës. Edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, duke komentuar vizitën e Hahnit, e ka quajtur atë mashtrues dhe premtues ordiner, që tani po brengoset për taksën 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja. KMDLNj-ja ka thënë se komisionari, në vend të kësaj, është dashur të brengosej për gati 2 milionë qytetarë të Kosovës që i ka lënë të mbyllur në një rrugë qorre, pa dalje dhe pa perspektivë.
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













