Kosova
Albin Kurti takon Hahn, dialogu Kosovë-Serbi dhe bashkëpunimi me BE
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, në një reagim në “Facebook” është shprehur se pas një takimit në Bruksel, me kryetarin e Vetëvendosjes, dhe kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti, pres që qeveria e re të vendosë disa objektiva në qendër të programit të saj.
Gjithashtu ai ka thënë se normalizimi i raporteve me Serbinë është çështje thelbësore për perspektivën evropiane të Kosovës dhe tërë rajonit.
Po ashtu, komisionari Hahn tha se me Kurtin kanë pasur një shkëmbim interesant të pikëpamjeve, dhe se janë pajtuar që reformat evropiane janë rruga e vetme për të siguruar perspektivë për njerëzit e Kosovës, në veçanti të rinjtë.

Bashkimi Evropian si lehtësues i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është duke shpresuar se me formimin e qeverisë së re të Kosovës, do të mundësohet vazhdimi i dialogut përmes heqjes së taksës ndaj mallrave serbe, e cila ka qenë arsye e ndërprerjes së tij.
Nga ana tjetër lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shkruar se ata biseduan për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe BE-së, sfidat e qeverisjes të ardhshme sidomos për drejtësi e punësim, raportet e shteteve në Ballkan si dhe për perspektivën e dialogut me Serbinë. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit Linja e mundshme do të lidhte qytete si Gjeneva, Cyrih dhe Bazelin me Londrën përmes Francës... -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh -
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut














