Lajme
Qytetarët nga Kosova, turistët e parë në Sarandë
Kjo fundjavë shënoi nisjen e plazhit thuajse në të gjithë bregdetin ende pa nisur sezoni turistik.
Shqiptarët e Kosovës janë të parët që janë vendosur në Sarandë për pushime disa ditore. Plazhi nisi.Pushuesit e parë kanë mbërritur në plazhet e Ksamilit.
Temperaturat e larta të fundjavës, ujërat e kristalta dhe qetësia i ka sjellë shqiptarët e Kosovës më herët në jug.
“Do qëndrojmë 7 ditë. Kam ardhur me familjen dhe prindërit. Më pëlqen shumë uji, mikpritja”.
Thanë se pandemia nuk i frikëson për të bërë pushime, por theksuan se ende tregohen të kujdesshëm.
“Kemi pas kujdes dhe ende vazhdojmë por është shumë qetë dhe prandaj kemi ardhur pak më larg në jug. Këtu vijnë më pak kosovarë dhe shumë qetë”.
Kanë ardhur me familjen dhe do të qëndrojnë disa ditë, ndërsa thanë se do të rikthehehen sërish në mes të sezonit veror.
“Kam ardhur nga Peja, do qëndroj një javë. Do të rikthehem sërish në verë.”
Operatorët turistikë janë optimistë se ky sezon do të shënojë rigjallërimin e sektorit të goditur nga pandemia e koronavirusit.
Kjo fundjavë, që përkoi në ditët e para të majit, dha sinjalet e rikthimit të normalitetit në bregdet./oranews
E-Diaspora
-
Granit Xhaka hyn edhe në botën e filmit Kapiteni i Zvicrës luan në filmin western “The Socceritos” përkrah legjendës së kinemasë, Terence Hill... -
Zvicër
Punëtorë pa të drejta – ky është qëllimi i «Iniciativës për qëndrueshmëri» -
Shqiptari dyshohet si autori kryesor i vrasjes mafioze të berberit 26-vjeçar në Itali -
Gjermani
A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane? -
Gjermani
Pianistja Fatjona Maliqi mahnit publikun me performancën në Kalanë Neckarhausen në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Të huajt në Zvicër marrin letra të rreme për “dëbim” Autoritetet sqarojnë se dokumentet janë të falsifikuara dhe nuk kanë asnjë efekt juridik... -
Gjeneva autorizon një protestë “të kufizuar” kundër G7 -
Zvicra shqyrton një alternativë ndaj martesës -
Zvicra voton në shtator për neutralitetin shtetëror -
Winterthur
Sulm me thikë në Winterthur, sulmuesi bërtet “Allahu Ekber”, disa të plagosur














