Maqedonia
Qytetet e Maqedonisë, ndër më të ndoturat në botë
Tetova, Kumanova, Manastiri dhe Shkupi u gjenden në listën e qyteteve më të ndotura për vitin 2018, sipas analizës së përpiluar nga organizatat joqeveritare ndërkombëtare ekologjike “Grinpis” dhe “Aj Kju Ear Vizhuell”, grup me seli në Zvicër që globalisht e ndjek ndotjen e ajrit.
Në listën e 3.000 qyteteve, nga qytetet e Maqedonisë Veriore, Tetova renditet në vendin më të lartë 169-të, Kumanova në 261-të, Manastiri në 280-të dhe Shkupi në vendin 315-të.
Nga rajoni qytet më i ndotur është potencuar Zhivinca në Bosnjë e Hercegovinë, e cila gjendet në pozitën e 102-të, ndërsa i bëjnë shoqërim edhe tri qytete të Bosnjës: Graçanica në vendin e 137-të, Sarajeva në 240-të dhe Tuzlla në vendin 289-të.
Në mesin e 500 qyteteve më të ndotura nga Ballkani Perëndimor në listë sipas ndotjes së ajrit janë edhe Prishtina në vendin e 373-të dhe Sofja e cila është në vendin e 422-të.
Në nivelin botëror qyteti më i ndotur është Nju Delhi – kryeqendra 20-milionëshe e Indisë, ndërsa e ndjekin pas kryeqytetet e Bangladeshit, Dakës dhe Kabulit në Afganistan. Pekingu është i teti në listë. Nga metropolet botërore Londra gjendet në vendin e 48-të, ndërsa Uashingtoni në vendin e 56-të.
Sipas analizave, prej gjithsej 30 qyteteve më të ndotura në botë, në Indi gjenden 22.
Matjet e “Grinpis” dhe “Aj Kju Ear Vizhell” kanë treguar se 64 për qind prej 3.000 qyteteve në listë i tejkalojnë limitet e rekomanduara të Organizatës Botërore Shëndetësore për ekspozim të grimcave PM 2,5 në nivel vjetor, që lidhen me një numër të madh problemesh shëndetësore tek njerëzit, shkruan mia, përcjell albinfo.ch.
Raporti për ndotjen e ajrit në botë për vitin 2018 bazohet në të dhënat publike nga realizimi i monitorimit siç janë rrjetet qeveritare për monitorim të konfirmuara me matjet e realizuara nga stacionet matëse të “Ear Vizhell” me të cilat operojnë persona privatë ose organizata.
OBSH-ja vlerëson se globalisht shtatë milionë njerëz në vit para kohe vdesin si pasojë e ekspozimit të ndotjes së ajrit, ndërsa Banka Botërore ka llogaritur se çdo vit konsiderohet si humbje e ekonomisë botërore në orët e punës për 225 miliardë dollarë.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet















