Shqipëria

Radarët e Forcave Detare në shërbim të trafikantëve të drogës

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka dhënë një deklaratë të fortë, duke thënë se që nga viti 2015 janë lënë jashtë shërbimit edhe radarët e Sistemit të Integruar të Hapësirës Detare, përcjell albinfo.ch.

“Kompania private kontrollon me kamera aktivitetin e personelit ushtarak! Nuk është rastësi që pikërisht prej vitit 2015 e deri sot, që në fakt është edhe periudha kur e gjithë Shqipëria u mbush me drogë prej kultivimit të stimuluar e të kontrolluar nga trafikantët e Rilindjes, janë lënë jashtë shërbimit edhe radarët e Sistemit të Integruar të Hapësirës Detare!

Trafikantët e tonelatave të drogës që vërshuan drejt Italisë, duhej ta kishin rrugën të lirë! Duke parë e analizuar të gjitha faktet e dokumentet që disponoj, por edhe nga bisedat me shumë ushtarakë e specialistë të fushës, një gjë mund ta them me bindje: mosveprimi i strukturave përgjegjëse në

Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe në mënyrë të veçantë në Komandën e Forcave Detare, e ka vënë Sistemin e Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare të Republikës së Shqipërisë, në shërbim të trafikantëve të drogës”,  ka shkruar Luan Rama në “Facebook”.