Lajme
Radovan Karaxhiç dënohet me 40 vjet burg
Gjykata e Hagës për Krime në ish-Jugosllavi dënoi me 40 vjet burgim ish liderin e serbëve të Bosnjës dhe Hercegovinës, Radovan Karaxhiq
Nën akuzat për krime lufte, gjenocid, persekutim, shfarosje, vrasje, dëbim e dhunim ndaj popullatës jo-serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë gjatë viteve 1992-1995, Gjykata e Hagës për Krime në ish-Jugosllavi dënoi me 40 vjet burgim ish liderin e serbëve të Bosnjës dhe Hercegovinës, Radovan Karaxhiq.
Në lidhje me vendimin e kumtuar nga gjykata, Karaxhiç dhe prokuroria e Hagës kenë të drejtë ankese.
Aktakuza e Tribunalit të Hagës e ngarkonte Karaxhiqin për gjenocid, pjesëmarrje në gjenocid, likuidim, vrasje, dënime të paligjshme, deportim, akte çnjerëzore dhe krime të tjera të kryera kundër myslimanëve, kroatëve dhe civilëve të tjerë, popullatës jo-serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë gjatë luftës në ish republikën jugosllave, transmeton zeri.info
Në dy pika është akuzuar për gjenocid, dhe nëntë akuza tjera për persekutim, shfarosje, vrasje, deportim, akte çnjerëzore, duke terrorizuar popullsinë civile, sulme të paligjshme mbi civilët dhe marrjen peng të ndërkombëtarëve.
Akuzat kundër Karaxhiç janë përmbledhur dhe janë përqendruar në spastrimin etnik në Bosnje dhe Hercegovinë në periudhën 1992-95; Fushata e terrorit kundër civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës në të njëjtën kohë, duke marrë peng personelin e OKB-së në maj dhe qershor të vitit 1995 dhe gjenocidin në Srebrenicë në korrik të vitit 1995.
Këto krime, përveç gjenocidit, në pesë akuza janë të cilësuara si krime kundër njerëzimit dhe katër për shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës.
Karaxhiç pas arratisjes shumëvjeçare ishte fshehur nën një identitet të rremë si, “Dr. Dabic”, dhe më pas u arrestua më 18 korrik 2008, dhe një javë më vonë nga Beogradi u ekstradua në Tribunalin e Hagës. Gjyqi ndaj tij filloi në tetor 2009 dhe përfundoi në vitin 2014.
Menjëherë pas verdiktit në Hagë, Qeveria e Serbisë, ka vendosur që të premten të diskutojë për ish liderin politik të serbëve në Bosnje dhe Hercegovinë, Radovan Karaxhiq. Sipas raportimeve bëhet e ditur që pika e vetme e rendit të ditës do të jetë vendimi i Tibunalit të Hagës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










