Shqipëria

Rama kërkon legalizim të portaleve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar nisjen e një aksioni për të vënë rregull ligjor edhe për portalet e shumta.

Në një postim në Twitter, kryeministri shkruan se nga diskutimi për Paketën Antishpifje del qartë se urbanizimi i xhunglës online nis nga legalizimi i portaleve, përcjell albinfo.ch.

Rama thotë se legalizimi mund të bëhet në pak minuta përmes regjistrimit online në QKB.

“Duke qenë se janë fantazma pa adresë e pa emër, uroj ta lexojnë këtë mesazh para ditës së hënë”, përfundon shkrimin Rama.