Shqipëria

Rama kërkon që Kuvendi i Shqipërisë të ketë TV-në e vet

Ndërsa akuzat e opozitës se në këtë mënyrë po u mbyllet goja medieve, Rama i ka cilësuar komedi

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar ndërprerjen e sinjalit televiziv për disa medie private. Ai ka thënë se Parlamenti është një institucion që duhet të ketë organin e vet mediatik.


“Si çdo shtet demokratik, Kuvendi duhet të ketë televizionin e vet, shërbimin e vet publik për të gjithë të interesuarit që duan ta marrin si shërbim. Në çdo parlament demokratik çdo shpjegim jepet nga televizioni i Kuvendit”, tha Rama.

Ai ka shtuar se nuk është nevoja për 25 kamera në sallën e Kuvendit, por mjafton një regji televizive që u jep qasje të gjithë atyre që kanë dëshirë të transmetojnë të plotë apo të pjesshme çdo veprimtari të tij.

Ndërsa akuzat e opozitës se në këtë mënyrë po u mbyllet goja medieve, Rama i ka cilësuar komedi.