Kosova

Rama: Kosova e Serbia të arrijnë marrëveshje, ndryshe bartin pasojat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje sepse mund të përballen me pasoja.

“Gjithashtu ishte shumë ndihmuese që ne ndamë opinionet për diçka që është shumë shqetësuese dhe ka të bëjë me stabilitetin e gjithë rajonit dhe progresit rajonal. Ne jemi rajon që kemi vuajtur shumë në të kaluarën. Ne nuk mund të shikojmë vetëm shtëpinë tonë dhe detyrat tona pa u shqetësuar se çfarë po ndodhë përreth dhe efektet që mund të shkaktohen. Faleminderit që ndatë me ne më shumë dëshmi për humbjen e durimit të shteteve perëndimore dhe rritjen e shqetësimeve. Palët nuk duhet të lihen pa arritur një marrëveshje, në të kundërtën të ballafaqohen me pasoja. Jam i kënaqur që janë liruar tre policët dhe tash është koha për shtensionim”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.