Shqipëria
Rama në Vlorë mbledh qeverinë e re
Në këtë mbledhje të qeverisë do të diskutohet mbi skemën e re qeverisëse dhe funksionimin e ministrive të krijuara rishtazi, përbërjen dhe drejtimin e komisioneve parlamentare, si dhe ristrukturimin e Partisë Socialiste
Një ditë pasi Edi Rama bëri publikë emrat e kabinetit të ri qeverisës, ashtu si katër vite më parë, ata janë mbledhur në një takim jozyrtar në Vlorë. Mësohet se takimi, i cili është parashikuar të zgjasë dy ditë, është thirrur nga vetë kryeministri Rama dhe veç ministrave të rinj, në të do të jenë të pranishëm dhe Gramoz Ruçi, emri i propozuar për kryetar Parlamenti dhe Taluant Balla, i propozuari për kryetar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
TCh mëson se në këtë mbledhje do të diskutohet mbi skemën e re qeverisëse dhe funksionimin e ministrive të krijuara rishtazi, përbërjen dhe drejtimin e komisioneve parlamentare, si dhe ristrukturimin e Partisë Socialiste në të gjitha degët.
Por, kur do të nisë punën qeveria e re?
Referuar Kushtetutës së Shqipërisë, e më konkretisht neni 67, “Presidenti i Republikës mbledh Kuvendin e porsazgjedhur jo më parë se data e përfundimit të mandatit të Kuvendit paraardhës, por jo më vonë se 10 ditë pas mbarimit të këtij mandati”.
Pra, seanca e parë e Parlamentit të ardhshëm do të jetë brenda periudhës 9-19 shtator. Por Kushtetuta parashikon dhe një hap nëse presidenti nuk e ushtron këtë kompetencë, duke i dhënë të drejtë Kuvendit të mblidhet në ditën e fundit të parashikuar nga afati kushtetues, pra datën 19 shtator.
Pas, dekretimit të datës së seancës së parë, partia që ka fituar shumicën në Parlament, në këtë rast Partia Socialiste, i drejtohet zyrtarisht presidentit të Republikës, duke i paraqitur kandidaturën për kryeministër të ardhshëm Edi Ramën.
Pas kësaj, në një takim në Presidencë, Meta mandaton Ramën për të formuar qeverinë e re, e cila fillimisht duhet të dekretohet pikërisht nga kreu i shtetit, më pas votohet në Parlament e në fund betohet përpara presidentit, në mënyrë që ministrat të nisin zyrtarisht detyrën e tyre. Sipas afateve kushtetuese dhe duke përjashtuar çdo të papritur gjatë këtij procesi dekretimi, votimi e betimi, Shqipëria do të ketë qeverinë e re në detyrë përpara fundit të muajit shtator.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë














