Shqipëria

Rama nuk u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, u thotë: Ju dua shumë!

Pasi që ka votuar, kryeministri Edi Rama është pritur jashtë nga gazetarët. Megjithatë, ai nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Siç shihet në një video që ka publikuar KosovaPress, pas çdo pyetje të gazetarëve, Rama u kërkoi atyre që t’ia lironin rrugën, përcjell albinfo.ch.

Madje, në një moment ai u thotë gazetarëve se “i do shumë”.

“Jam në paqe me ju, ju dua shumë, as nuk më tundoni dot, ju dua shumë. Jeni më të mirët… A mund të ma hapni rrugën”, thotë Rama, përcjell albinfo.ch.

Pavarësisht insistimit të gazetarëve, Rama nuk u përgjigj dhe gazetarët ia liruan rrugën.