Shqipëria
Rama: Vendimi më ekstrem duhet të merret për vrasësin e 8-vjeçarit
Vrasja e 8-vjeçarit në Fier
Në një konnferencë për media, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas ngjarjes makabre të ndodhur të mërkurën e 16 nëntorit në Fier, ku një 8-vjeçar u vra nga fqinji i tij.
“Vendimi më ekstrem duhet të merret për autorin”, këmbënguli Rama, duke i bërë thirrje drejtësisë të jetë e shpejtë dhe në lartësinë e saj.
Kryeministri u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimës.
“U shpreh ngushëllime prindërve të familjeve, i vetëdijshëm që fjalët janë të pakta”, tha Rama.
Sipas tij, edhe pse nuk e bën të lehtë peshën e kësaj humbje, por pritet me padurim nga të gjithë është verdikti më ekstrem i drejtësisë “mbi barbarin, i cili falë reagimit të menjëhershëm nga Policia e Shtetit gjendet sot prapa hekurave”.
I pyetur për rikthimin e dënimit me vdekje, kryeministri u shpreh se kjo çështje është adresuar kohë më parë si çështje e civilizimit tonë.
“Dënimi me vdekje nuk i bën të paevitueshme ngjarjet e tilla”, tha Rama.
Numri një i Qeverisë theksoi se po studiohen rastet e tilla, ku ka pasur përsëritje dhe po projektohet një ndryshim në Kod në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe asaj të Drejtësisë.
“Patjetër që mundësitë për të rishikuar legjislacionin janë gjithmonë, por thelbi është ngritja e trupave gjykues në nivelin e legjislacionit”, shpjegoi ai.
Rama u shpreh se në buxhetin e 2022 do të ketë një trefishim të mbështjetes për njerëzit që janë të dhunuar, apo pre e trafikimit.
Ai theksoi se adresimi i problemit kërkon qetësi, pasi drejtësia nuk duhet vetëm të veprojë në një rast, por në mënyrë sistematike.
Për Ramën mbetet problem, raporti nga operacionet e Policisë për kapjen e autorëve dhe mosdënimi i tyre nga Gjykatësit, të cilët kryeministri i cilësoi si të “korruptuar”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë













