Futboll

Rashica kërkohet nga shtatë herë kampionët e Evropës

Paraqitjet e mira të Milot Rashicës kanë rënë në sy të skuadrave të mëdha evropiane

Milot Rashica është një nga futbollistët që po shkëlqen në arenën evropiane.

Rashica ka treguar paraqitje të mira me Kosovën dhe Werder Bremenin, përcjell albinfo.ch.

Një nga skuadrat që po kërkon shërbimet e tij është Milani, skuadër me traditë në futbollin evropian, ku shtatë herë është shpallur kampion, por gjithsesi ndodhet në krizë.

Milani ka shfaqur interesim edhe për Moise Kean dhe Allan Saint-Maximin.

Rashica do të ishte një futbollist që do të mund të ndihmonte shumë kuqezinjtë që janë larg zonës evropiane.