Futboll

Rashica në formë të jashtëzakonshme në Gjermani

Milot Rashica numëron 18 ndeshje këtë sezon në Bundesliga, 11 prej të cilave si titullar dhe ka arritur të shënojë shtatë gola

Ylli i Kosovës, Milot Rashica, po shkëlqen në Bundesliga. Viti 2019 ka qenë i jashtëzakonshëm për të, duke shënuar rregullisht për skuadrën e Werder Bremenit, duke u shndërruar në lojtar kyç dhe titull i padiskutueshëm, shkruan albinfo.ch.

Rashica shënoi edhe në udhëtimin që Werder Bremen e kishte ndaj Bayern Leverkusen.

Një kundërsulm vrasës i skuadrës mysafire dhe një pasim perfekt i Kruse e nxori të vetëm përballë portierit sulmuesin e Kosovës, i cili me gjakftohtësi të madhe e dërgoi në rrjetë.

Rashica numëron 18 ndeshje këtë sezon në Bundesliga, 11 prej të cilave si titullar dhe ka arritur të shënojë shtatë gola dhe një asistim.

Rashica tashmë do t’i bashkohet Kosovës për dy ndeshjet ndaj Danimarkës dhe Bullgarisë. E para është miqësore, derisa e dyta kualifikuese.