Futboll

Rashica për “Bild”: Dua të jem pasqyrë për të rinjtë e Kosovës

Në lidhje me religjionin, Rashica thekson se për të është “mjaft e rëndësishme dhe mundohet që ti praktikojë rregullat e Islamit”. Ai nuk ha mish derri, nuk pi alkool dhe falet shumë. Si sportist profesionist, nuk mundet të agjërojë tërë Ramazanin.

Sulmuesi i Kosovës dhe Werder Bremenit, Milot Rashica, ka dhënë një intervistë për të përditshmen më të lexuar gjermane “Bild”.

Të qenurit ndër shqiptarët e paktë që luajnë në Top 5 ligat e botës, e bën tej mase krenar atë dhe “shpreson që ai të jetë pasqyrë dhe model për të rinjtë e Kosovës”, përcjell albinfo.ch, shkrimin e bild.de.

Përveç sportit ai ka folur edhe për jetën private dhe religjionin.

Në jetën e përditshme 22 vjeçari është tip krejtësisht normal. “Pas stërvitjeve shkoj dhe çlodhem të e dashura ime Belkiz Kera. Ajo është një mbështetëse e madhe për mua. Me atë mund të flas për gjithçka. Gjithashtu ajo është një kuzhiniere fantastike.”

Në lidhje me religjionin, Rashica thekson se për të është “mjaft e rëndësishme dhe mundohet që ti praktikojë rregullat e Islamit”. Ai nuk ha mish derri, nuk pi alkool dhe falet shumë. Si sportist profesionist, nuk mundet të agjërojë tërë Ramazanin.

Në fund Rashica shpreson që gjatë sezonës së ardhshme, të luajë si titullar, qoftë nga e djathta, qoftë nga e majta.