Shqipëria
Rasti tragjik në Shqipëri, vazhdon kërkimi për tri viktimat e tjera në lumin Buna dhe Drin
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile të Shqipërisë i ka bërë një kërkesë zyrtare Forcave të Armatosura që të bashkohen për të dhënë ndihmën e tyre në operacionin e policisë, RENEA dhe FNSH për gjetje e tre trupave të pajetë që dyshohet se janë mbytur në lumin Buna, nënës Alma Arrazi dhe dy fëmijëve të saj.
Kërkesa zyrtare është bërë nga drejtuesi për veriun i AKMC, Besnik Hysaj, në drejtim të FA dhe pritet që tashmë në këtë operacion të jenë të pranishëm edhe forcat e ushtrisë.
Kërkimet për gjetjen e trupave po vijojnë në mënyrë intensive në lumin Drin dhe Bunë. Mbrëmjen e djeshme ka pasur shkarkime nga hidrocentrali i Vau Dejës, gjë e cila ka turbulluar ujin, duke e bërë më të vështirë gjetjen e tri kufomave të tjera.
“Vazhdojnë kërkimet nga RENEA, FNSH dhe forcat civile. Do na vijnë edhe trupat ushtarake, në mbështetje të tyre dy varka dhe një skaf. Është kërkuar edhe mbrëmë por nuk ka pasur rezultate në gjetjen e trupave të viktimave. Vazhdojmë operacionin dhe do jemi në kontakt”, thuhet nga ta.
Sipas banorëve të fshatit, viktimat duhet 1 javë që të dalin mbi ujë.
Mendohet që trupi i tyre akoma nuk ka dalë në sipërfaqe dhe kjo e bën më të vështirë. Polumbarët po bëjnë punën e vetë, sasia e ujit është jashtëzakonisht shumë e madhe, e cila vështirëson gjetjen e trupave. Deri tani janë varkat e banorëve, varkat e FNSH, janë të Tiranës, policia kufitare tani po vijnë edhe trupat e ushtrisë”, u shpreh Hysaj.
Të dielën u gjet trupi i nëntëvjeçares nga një peshkatar. E vogla u pikas nga një peshkatar i zonës, i cili kishte dalë në orët e para të mëngjesit me varkën e tij. Ai tregon momentin shokues kur e pikasi, teksa thotë se iu duk si kukull dhe se shpresonte që të mos ishte një trup njeriu.
Pasi njoftoi policinë, u konfirmua se trupi i përkiste 9-vjeçares, e cila prej pak ditësh rezultonte e zhdukur së bashku me të ëmën dhe motrën e vëllanë, 6 dhe 3 vjeç.
“Isha duke zënë peshk, por ishte errësirë dhe ndeza dritën e telefonit për të parë se mos ndoshta helika… por më bëri të dyshoj diçka, te rreth një metër ujë. M’u duk a kukull, a njeri. Për momentin u shokova se më vajti mendja për njeri. Mora policinë në telefon, dhe pasi erdhën i çova te vendi atje. Pasi policët e nxorën, u konstatua se ishte njeri. U shokova, thoja inshalla nuk është njeri. Ishte diçka që nuk e kisha dëgjuar as në lajme, a është mbyt njeri a jo….”, është shprehur ai./Top Channel
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













