Kosova
Reagim i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës pas bllokimit të Merdarit
Ministria ka dhënë informacion për pikat e tjera nga mund të kalojnë
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithëve që janë duke udhëtuar drejt Kosovës përmes Serbisë, që t’i ikin pikës kufitare në Merdar dhe të shfrytëzojnë rrugë të tjera.
MPJ-ja përmes një deklarate ka thënë se “grupet kriminale serbe kanë bllokuar pikën kufitare në Merdar”.
“Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës”, shkruan albinfo.ch.
Ministria ka dhënë informacion për pikat e tjera nga mund të kalojnë.
“Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit. Duke marrë parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës, ju lutemi të ndiqni @Kosovo_Police rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim”.
📢INFORMACION I RËNDËSISHËM PËR TË GJITHË ATA QË JANË DUKE UDHËTUAR DREJT #KOSOVËS
⛔️Grupet kriminale serbe kanë bllokuar pikën kufitare në #Merdarë. pic.twitter.com/avagNRIJnM
— MFA Kosova 🇽🇰 (@MFAKOSOVO) December 27, 2022
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih













