Kosova
Reagon Grenell pas zgjedhjeve në Kosovë: Kurti u ndëshkua se refuzoi SHBA-në
Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Grenell në një postim në Twitter ka shkruar se Kurti mori këtë rezultat ngase refuzoi projektet amerikane.
Ai ka shtuar se presidentja Vjosa Osmani ia ka bërë të qartë SHBA-ve se ajo nuk është dakord me Kurtin për këto çështje.
“Populli i Kosovës i ka dërguar një mesazh të fortë Albin Kurtit, pasi është e papranueshme të refuzosh SHBA-në, energjinë e rinovueshme të pastër (projektin e gazit) dhe Marrëveshjet e Uashingtonit të nënshkruara në Zyrën Ovale. Vjosa Osmani ia ka bërë të qartë edhe SHBA-ve, se ajo nuk është dakord me Kurtin”, shkroi Grenell.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vetëvendosje siguron edhe deputetin e 52-të nga votat e diasporës Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të përditësuara në... -
Nga Brukseli në Hagë, rrugëtimi i një libri që kërkon përgjigje -
Kur heshtja u thye nga një burrë: “Edhe unë kam qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës” -
Florim Kadriu: Solidariteti i shoqërisë fitoi kundër përhapjes së frikës -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi
Jeta në Zvicër
-
Debati për migracionin do të vazhdojë dominimin në Zvicër Zvicra ka hedhur poshtë iniciativën “Jo 10-milionë Zvicra”, e cila synonte kufizimin e rritjes së popullsisë... -
SBB i ripërdor vagonët e vjetër: nga trenat e vjetër në fasada dhe mobilie -
Komunat e Gjenevës apelojnë ligjin për ndalimin e rrobave të banjës mbuluese -
Paralajmërohen temperatura deri në 38 gradë: A do të thyhet rekordi i nxehtësisë për qershorin? -
Krimet e të miturve dhe shkeljet rrugore në rritje















