Jeta në Zvicër

Refuzohet nxënësja me mbulesë, klasa solidarizohet dhe shkojnë në pishinë tjetër

Për shkak të mbulesës islame një gjimnaziste është refuzuar nga pishina termale në Val-de-Charmey FR.

Në vend të kësaj, klasa në solidarizim me shoqen e tyre ka shkuar në një pishinë publike. Atje nuk ishte problem veshja,  përcjell albinfo.ch.

Sic raporton Blick ngjarja e rrallë ka ndodhur mbasditen e së martës. Nxënësja muslimane që kishte nxjerë hapur vetëm fytyrën, duart dhe shputat u refuzua nga personeli i pishinës, përcjell albinfo.ch. Muslimanja filloi të qajë.

Kryesia e klasës u solidarizua dhe si protestë shkuan sëbashku në një pishinë tjetër. Bëhet fjalë për një klasë franceze nga Biel BE. Në lidhje me rastin, drejtoresha e Bains de la Gruyere, Béatrice Ambühl, për «La Liberté», sqaron se rregullat janë të qarta: veshja ndër gjurin kur futesh në ujë janë të ndaluara.

Mjeshtri i pishinës, Jorge Gomes (49), për “Blick” sqaron ditën kur erdhën 16 nxënësit, të moshave nga 15 deri 16 vjeç.

“Fillimisht më tregoi arsimtari I tyre se çfarë kishte ndodhur. Vajza muslimane ishte e shokuar.”

Për Gomes ishte e qartë. Sipas tij lejoheshin të gjithë të futeshin në ujë. Edhe një me mbulesë. Klasa ishte shumë e ngushtë e lidhur me njëri-tjetrin dhe ata u lejuan që ta shijojnë sëbashku notin. Gomes më tej shton se është hera e parë në eksperiencën e tij 30 vjeçare si mjeshtër kur vjen një grua me mbulesë në pishinë.

“Por ajo nuk pengoi ose nuk shqetësonte klientët tjerë në pishinë,” tha ai.

Veshja e mbulesës nuk është thjesht “një veshmbathje”, por edhe një arsye e stigmatizuar fetare.

“Unë jam katolik me rrënjë portugeze. Por unë respektoj të gjithë fetë. Nuk më pengon një mbulesë – derisa ruhen të gjitha rregullat e higjienës. Përpara se vajza të futeshte në pishinë, ajo u la. Pra ishte gjithçka në rregull.”

Gjimnazi francez nuk ka dashur të komentojë për origjinën e vajzës me mbulesë dhe as të komentojë nëse e sheh veprimin e Bains de la Gruyère si të mirë ose të keq.