Kosova
Regjistrimi i popullsisë në Kosovë, edhe fundjavave
Zyrtarët e angazhuar për procesin e regjistrimit të popullsisë që do të nisë më 5 prill, duhet ta vizitojnë të paktën tri herë secilën shtëpi në të cilën nuk i gjejnë banuesit gjatë kohës së vizitës, ka bërë të ditur Hazbije Qeriqi, zyrtare e lartë për komunikim me publikun në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Siç ka thënë ajo, fillimisht po qe se nuk gjendet familja brenda, regjistruesi është i obliguar ta lërë numrin njoftues te dera, që familja të lajmërohet. Po qe se nuk lajmërohet familja, ai e ka detyrë që të shkojë sërish.
Po ashtu familjes i jepet mundësia që vetë ta caktojë datën dhe orën e regjistrimit, duke kontaktuar regjistruesin.
Për këtë qëllim, siç ka thënë Qeriqi, zyrtarët që kujdesen për regjistrim do të pushojnë të hënave e do të punojnë fundjavave. “Kjo për qëllimin që të gjenden njerëzit nëpër shtëpi, sepse është ditë pushimi për ta, e ne do të punojmë”, ka thënë Qeriqi.
Regjistrimi i popullsisë nis më 5 prill dhe si proces zgjat deri më 17 maj. ASK-ja do të dalë me rezultate preliminare pas tre muajsh. Gjatë këtij procesi do të aktivizohet edhe një lojë shpërblyese. Cilido qytetar që qëllon më së afërmi numrin e popullsisë, do të fitojë 10 mijë euro.
Regjistrimi i fundit i popullsisë është kryer më 2011. Sipas këtij regjistrimi, Kosova ka mbi 1.7 milionë banorë.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane












