Kosova
Remi: Lufta e UÇK-së, e pastër, do ta vërtetojë edhe Specialja
Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa-Remi, i cili do të jetë i intervistuari i parë i Gjykatës Speciale, sot ka shkruar në profilin e tij në Facebook, prej ku është shprehur se eprorët e UÇK-së do të dalin faqebardhë.
“Unë jam nga ata që kam përkrahur Gjykatën Ndërkombëtare, ne duhet të mbyllim kapitullin e viteve të kaluara. Jam i sigurt se gjatë kohës së luftës në Kosovë nuk ka krime të kryera që mund të përkufizohen si krime lufte, fjalët dhe propaganda sugjestive si dhe percepcionet e krijuara për UÇK-në e di se do të rrëzohen dhe ne, edhe individualisht, eprorët e UÇK-së, do të dalim faqebardhë”, ka shkruar ai.
Tutje, Mustafa ka shtuar se pret që Gjykata Speciale ta zgjerojë fushëveprimin e saj dhe të ndiqen krimet ekonomike, të ndiqen ata që, në mënyrë të orkestruar, kanë keqpërdorur asetet kombëtare, si pronat, ndërmarrjet publike deri te defunksionalizimi i institucioneve vitale në vendin tonë.
“Mendoj se ka pasur një koordinim të qarqeve “akademike” e shoqërore për të defunksionalizuar të gjitha ato institucione të krijuara me mund, si gjykatat, universitetet dhe gjithçka që i jepte frymë zhvillimit dhe rrugës së vendit për ecje së mbari”, ka shkruar Mustafa.
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih Votuesit në Winterthur dhe Cyrih do të vendosin sot për kryetarët e tyre të bashkive... -
Kantoni i Valisit refuzon të publikojë dosjet e Crans-Montana-s -
Zug nuk është më “parajsa” më e mirë tatimore në Zvicër -
Qendrat e qyteteve në Zvicër po ndryshojnë: më pak dyqane, më shumë restorante -
Aeroporti i Gjenevës: ende nuk ka shqetësime për mungesë keroseni















