Lajme

Tashmë kinezëve u ndalohet hyrja në restorante

Një lokal me pamje nga shatërvani Trevi, në Romë, dhe një restorant në Vietnam kanë ndaluar klientët kinezë prej frikës së koronavirusit.

Po ashtu, një shkollë muzike në Itali i ka njoftuar studentët e saj nga Azia Lindore se nuk duhet ta ndjekin mësimet për një periudhë, pas shpalljes së koronavirusit si një emergjencë globale.

Sipas raportimeve të fundit, virusi vdekjeprurës është përhapur në 25 shtete, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Rusinë, ndërsa 10 mijë njerëz janë infektuar.

Po ashtu janë shënuar edhe dy raste në Itali, dy turistë kinezë që vizituan Romën, të cilët rezultuan pozitivë në testin për koronavirus, përcjell albinfo.ch.