Lajme
Restorantet zvicerane mahnitin me vlerësime të larta në renditjen e gastronomisë

Restorantet në Zvicër kanë arritur një rezultat mesatar të kënaqësisë prej 85 pikësh në vitin 2024, duke kaluar me pak konkurrentët gjermanë, të cilët morën 84.8 pikë.
Në renditjen më të re të gastronomisë, St. Gallen dhe Winterthur ndajnë vendin e parë. Ndërkohë që shërbimi vazhdon të jetë një pikë kritike, vlerësimet ndërkombëtare janë në rritje veçanërisht ato nga Azia dhe bota arabe, transmeton albinfo.ch.
Më pak komente, më shumë zëra ndërkombëtarë
Megjithëse numri i përgjithshëm i komenteve ra pak krahasuar me vitin e kaluar sidomos në Ticino vërehet një rritje e madhe nga vizitorët ndërkombëtarë. Komentet nga Kina u rritën me 56%, nga vendet arabe me mbi 15% dhe nga Turqia me 74.5%.
Megjithatë, shumë vizitorë arabishtfolës kritikojnë shërbimin, ata ndihen të padëshiruar për shkak të prejardhjes së tyre ose ankohen për mungesën e përshtatjes së ushqimeve ndaj zakoneve të tyre, si p.sh. fondue me alkool.
St. Gallen dhe Winterthur në krye, Lozana po përmirësohet
St. Gallen dhe Winterthur ndajnë vendin e parë për vitin 2024. Lozana ende nuk arrin nivelin e tyre, por ka përmirësimin më të madh, me një rritje prej 3%.
Chur gjithashtu spikat për cilësinë e ushqimit, shërbimit dhe raportit çmim-vlerë edhe pse ka marrë më pak komente në total.
Lavdërime ose kritika, shumë pak mes tyre
Një prirje e dukshme është polarizimi i vlerësimeve: 76% e komenteve janë ose shumë pozitive ose shumë negative. Vizitorët e pakënaqur japin zakonisht vetëm një yll, ndërsa të kënaqurit japin pesë yje. Në përgjithësi, 86.1% e vlerësimeve për restorantet zvicerane janë pozitive.
Shërbimi nën presion veçanërisht gjatë fundjavave
Kritikat ndaj shërbimit dhe raportit çmim-vlerë janë më të theksuara gjatë fundjavave dhe në muajin gusht. Ushqimi dhe ambienti marrin vlerësime të qëndrueshme, por pikët bien të shtunave dhe të dielave. Gushti, që është periudha më e ngarkuar për gastronominë, sjell më shumë komente por edhe vlerësimet më të ulëta.
Rreth studimit “Gastro WebReview 2025”
Ky studim është kryer për herë të gjashtë për restorantet në Zvicër dhe për herë të pestë në Gjermani. Janë analizuar mbi 600,000 komente online për gati 5,000 restorante në 16 qytete për secilin vend. Studimi është realizuar nga kompania zvicerane re:spondelligent dhe konsiderohet ndër më të besueshmit në fushën e vlerësimeve online të restoranteve.
E-Diaspora
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara "Kam krijuar një art që flet, frymëzon dhe proteston! Është një thirrje për drejtësi dhe një...
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
-
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë Zvicra ka njoftuar heqjen e një sërë sanksionesh ekonomike ndaj Sirisë, përfshirë ato që kishin në...
-
Tetë drejtues të kompanive federale fitojnë mbi gjysmë milioni franga në vit
-
Këto festival të muzikës mbahen në Zvicër këtë verë
-
Zjarret në disa automjete shkaktojnë mbylljen e autostradës A1
-
Zvicra mbyll ambasadën në Iran, ambasadorja largohet nga territori