Shqipëria
Revista gjermane: Plazhet e Ksamilit, si ato në Bora Bora
Këtu do të gjeni rërë të bardhë dhe ujë ngjyrë bruz, dyqane dhe restorante, me çmime shumë të lira dhe megjithatë me cilësi të mirë
Kur mendojmë për pushimet në plazh, zakonisht mendja na shkon për destinacionet klasike në Mesdhe ose ishuj ekzotikë. Por, ka edhe plazhe të mrekullueshme me rërë në vende nga “më të papriturat”, transmeton albinfo.ch. A ka ardhur koha për të rishqyrtuar prioritetet gjeografike kur zgjidhni vendin për pushim?
Përse të mos shkojmë në Ksamil, Shqipëri? Propozon portali i specializuiar për turizmin, Travelnews.
Resorti bregdetar i Ksamilit është vetëm katër kilometra nga ishulli grek i Korfuzit, rreth 15 kilometra në jug të qytetit shqiptar të Sarandës. Vendpushimi bregdetar, i popullarizuar nga vendasit, ndodhet në një gadishull që shkëlqen me plazhe të bukura. Vetë Plazhi i Ksamilit ndodhet direkt në qytet dhe mund të arrihet lehtësisht nga hotele të ndryshme.
Këtu do të gjeni rërë të bardhë dhe ujë ngjyrë bruz si dhe shumë infrastrukturë me dyqane dhe restorante, me çmime shumë të lira dhe megjithatë me cilësi të mirë, transmeton albinfo.ch. Brenda një distance në këmbë nga plazhi i Ksamilit ndodhet plazhi pak më pak i ndërtuar, por edhe më i vogël i Bora Bora, i cili i përshtatet emrit të tij të spikatur (vendpushimit të njohur, ishullit Bora Bora në Polinezinë franceze).
Uji është i pastër dhe i freskët pasi thellohet relativisht shpejt. Në rajonin e Ksamilit mund të praktikoni edhe sporte ujore. Një arsye e mirë edhe kjo, për të zbuluar Shqipërinë si një destinacion pushimesh.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












