Kosova
Rezultati, ku të tri partitë e para i ndajnë vetëm 44 vota
Tanimë po përfundon numërimi i votave nga KQZ në gjithë vendin
Në shumicën e komunave është zhvilluar garë e fortë midis subjekteve politike, por sidoqoftë kishte edhe prej atyre komuna, në të cilat qytetarët kishin ndarë mendjen që të votonin masivisht për ndonjë subjekt politik.
I veçantë është rasti i komunës së Klinës. Në këtë komunë diferencën midis tri partive e bënë vetëm disa vota.
Në këtë komunë të drejtën e votimit e kanë shfrytëzuar 17.240 persona. KQZ ka numëruar të gjitha votat e qytetarëve në këtë komunë dhe rezultati është si vijon:
Koalicioni AAK-PSD ka marrë 4.456 vota, pra vetëm 12 më shumë se subjekti i dytë më i votuar në këtë komunë, LDK-ja, që ka 4.444 vota. Qytetarët në këtë komunë ishin shumë të ndarë. Andaj edhe partia e tretë PDK-ja kishte vetëm 44 vota më pak se vendi i parë. PDK ka marrë gjithsej 4.412 vota në këtë komunë.
Ndërkohë partia që fitoi zgjedhjet në nivel vendi mori shumë pak përkrahje në këtë komunë. Lëvizja Vetëvendosje ka marrë vetëm 1.506 vota në Klinë. Ndërkohë Koalicioni AKR-Nisma-PD ka vetëm 808 vota.
Zgjedhjet në nivel vendi ishin shumë të mira në aspektin organizativ. Lëvdata të mëdha kanë ardhur nga vendet fqinje dhe misionet ndërkombëtare në vendin tonë. Dalja në votime ishte masive dhe kishte më së paku incidente, shkruan gazeta express, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Amnesty International kritikon Zvicrën Grupi ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, Amnesty International, i cili merret me luftën në Ukrainë...
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë
-
SWISS do të rifillojë fluturimet për në Tel-Aviv të premten
-
Mungesa e banesave në Cyrih dhe qiratë e larta nxisin trendin e ‘sublet’
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër