Lajme
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar
Shqiptar 42-vjeçar riarrestohet në Itali për shkelje të urdhrit të dëbimit
Një shtetas shqiptar 42 vjeç është riarrestuar nga karabinierët italianë, pasi kishte hyrë ilegalisht në Itali, duke shkelur një urdhër gjykate që i ndalonte rihyrjen në territorin italian për një periudhë pesëvjeçare, transmeton Albinfo.ch.
Ngjarja ka ndodhur në Morolo, ku karabinierët po zhvillonin një operacion parandalues kundër mashtrimit dhe krimeve kundër pronës. Gjatë kontrollit, efektivët ndaluan një automjet të tipit “Mercedes Benz C-Class”.
Gjatë verifikimeve, në automjet u identifikua 42-vjeçari shqiptar, i cili me të vënë re praninë e forcave të rendit u shfaq i dyshimtë dhe tentoi të largohej fshehurazi. Karabinierët ndërhynë menjëherë, e urdhëruan të ndalonte dhe e neutralizuan në vend.
I dyshuari u shoqërua në kazermat e Anagni-t për identifikim dhe verifikim të statusit të tij ligjor. Hetimet e mëtejshme konfirmuan se ai ishte subjekt i një urdhri dëbimi pesëvjeçar, me ndalim të rreptë rihyrjeje në Itali.
Pas konstatimit të shkeljes së këtij urdhri, autoritetet italiane e vendosën 42-vjeçarin në arrest shtëpiak, ndërsa priten veprimet e mëtejme procedurale nga organet e drejtësisë./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicra frankofone: Apartamentet bëhen të pabanueshme gjatë vapës, qiramarrësit mund të kërkojnë ulje Shoqatat e qiramarrësve në Zvicrën frankofone thonë se temperaturat ekstreme po i bëjnë disa banesa të... -
Gjinekologu dënohet për vepra seksuale ndaj pacienteve në Zvicër -
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër













